Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-kryenegociatorja Tahiri kujton Ibrahim Rugovën me një fotografi të vitit 1991

Gazeta10
21 January 2023 - 23:32

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka publikuar një fotografi së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se fotografia me të cilën e kujton Rugovën është një fotografi që u bë gjatë mbledhjes së udhëheqjes së ngushtë të Lëvizjes për pavarësi.

Në këtë fotografi shihen edhe Bujar Bukoshi, Edi Shukriu dhe Hafiz Gagica.


“Sot 17 vjet nga vdekja e liderit historik te pavaresise, Dr.Ibrahim Rugova! e kujtojme me krenari dhe respekt, Lavdi!Fotoja nga mbledhja e udheheqjes se ngusht te Levizjes per pavaresi ne dhjetor 1991 ne Stutgart, Gjermani. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Edi Shukriu, Hafiz Gagica”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.