Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në Podujevë

Gazeta10
22 January 2023 - 19:18

Raporti: Arza Kastrati / Kanal10

Vërshimet e përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur edhe Podujevën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, në bujqësi, e në infrastrukturë. Vetëm shembja e një ure në fshatin Pakshticë, sipas kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mund të kapin shumën prej gjysmë milioni euro.

Dëmet e mëdha nga vërshimet kanë përfshirë edhe Podujevën, pas reshjeve të mëdha të shiut ditëve të fundit.

Ndërsa, gjendja më e rëndë vazhdon të mbetet në fshatin Pakashticë e Epërme, ku janë shembur rrugë, duke u bërë të pakalueshme.

Banori Islam Aliu ka thënë se përmbytjet e kanë shembur urën dhe se po e ka të pamundur të futet me veturë në shtëpinë e tij.

Kryetari i fshatit Pakashticë, Naim Hoxha, ka thënë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në këtë komunë dëmet infrastrukturore, por edhe të ekonomive familjare janë të mëdha.

Ai ka thënë se rruga e Pakashticës është hapur në ato vende ku ka qenë e bllokuar, por sipas tij, dëmet nga shembjet e rrugës mund të kapin shumën mbi gjysmë milioni euro.

Bulliqi ka thënë se do të kërkojë ndihmë nga qeveria për sanimin e saj.

Përveç Pakashticës, përmbytjet kanë prekur edhe fshatrat si Gllamnik, Sibovc, Kërpimeh, Repë, Bajqinë, e po ashtu edhe disa pjesë të tjera të Podujevës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.