Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Skenderaj me fond emergjent për vërshimet

Gazeta10
23 January 2023 - 15:34

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se shtë zyrtarizuar Fondi Emergjent për Vërshimet, raporton Gazeta10.

Andaj, ai iu ka bërë thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të ndihmojnë në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale.

“Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.