Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Familjet e vërshuara në Klinë në gjendje të rëndë

Gazeta10
23 January 2023 - 19:17

Raporti: Kanal10

Vërshimet u kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe banorëve të Klinës, një pjesë e madhe e të cilëve kanë mbetur pa kulm në kokë. Banorët kanë thënë se nëse shteti nuk u ndihmon, nuk do të kenë më as ku të strehohen. Ndërsa, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka deklaruar se komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për mbulimin e këtyre dëmeve, por shpreson në ndihmën e qeverisë.

Balta ka mbuluar gjithë dyshemenë e shtëpisë së Naim Imerit nga Komuna e Klinës.

Për shkak të vërshimeve të disa ditëve më parë, e njëjta tashmë është bërë e pabanueshme.

Familja pesë anëtarëshe është detyruar që të gjejë strehim diku tjetër, derisa e shtëpia e tyre të jetë e gatshme për banim.

Naim Imeri ka rrëfyer se të gjitha mobiljet e paisjet shtëpiake i janë dëmtuar, andaj edhe ka kërkuar ndihmën e shtetit, pasi është shprehur se nuk do të ketë se ku të qëndrojë ditëve në vijim, e as si të renovojë shtëpinë.

Si pasojë e vërshimeve, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në këtë fabrikë të mobilieve.

Pronari i saj tregoi se ende nuk e di nëse paisjet e dëmtuara do t’i rregullohen, e nëse një gjë e tillë s’ndodh, ai thotë se si biznes do të falimentojnë.

Ndërsa, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka theksuar se komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për mbulimin e këtyre dëmeve, por shpreson në ndihmën e qeverisë.

Ai ka thënë se komuna do të del shumë shpejtë me një raport përfundimtar me vlerën e dëmeve.

Klina, Skenderaj, Mitrovica, Podujeva dhe Istogu janë disa nga komunat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.