Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kryeministër mos na shkel në gjak”, protestohet para qeverisë

Gazeta10
23 January 2023 - 19:45

Raporti: Kanal10

Familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, në 5 vjetorin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Me këtë rast, ata kanë kërkuar nga i pari i ekzekutivit që të kërkojë falje e të jap dorëheqje.

Me pankartat në duar “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë” e “Kryeministër kurrë s’i dhe asgjë Kosovës, dorëhiqu” familjarë të dëshmorëve të UÇK-së e qytetarë të shumtë ia mësynë objektit të Qeverisë.

Nga atje, të njëjtit kërkuan dorëheqjen e të parit të ekzekutivit, për shkak të deklaratave ndaj ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq në 5 vjetorin e vrasjes.

Organizatorët e kësaj proteste thane se ka ardhur koha që përfaqësuesit politikë të kenë më shumë maturi kur flasin për historinë e vendit.

Edona Gashi, vajzë e dëshmorit u shpreh se kryeministri Kurti ka shkelur kujtimet e tyre për prindërit të cilët e lane tokën e Kosovës me gjakun e tyre.

Me këtë rast, ajo pati edhe disa pyetje për të parin e qeverisë.

E Tefik Sejdiu tha se kryeministri Kurti shpalli hero personin i cili ia vrau tre anëtarë të familjes.

Në protestë mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se një kryeministër që bënë deklarata si ajo e Kurti, duhet të jep dorëheqje.

Thirrjet e protestuesëve për dorëheqjen e kryeministrit Kurti i përkrahën edhe deputetë të partisë më të madhe opozitare-PDK-së.

Në 5 vjetorin e vrasjes së ish-politikanit serb më 16 janar, kryeministri Albin Kurti e ka përshkruar Oliver Ivanoviqin si një person të përkushtuar për të luftuar për interest e komunitetit, derisa ka thënë se krimi i 5 viteve më parë, ka vrarë edhe pluralizmin politik te serbët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.