Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari nga Istogu: Gjithçka u shkatërrua – 500 euro më kushtoi pastrimi i shtëpisë

Gazeta10
23 January 2023 - 22:54

Sinan Jetishi nga fshati Drejë i Istogut ka treguar për Kanal10 ballafaqimin e familjes së tij me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Ai ka thënë se gjithcka në shtëpinë e tij, tashmë është shkatërruar.

Për këtë Jetishi tregon se ka paguar 500 euro një kompani të pastrimit për t’i larguar mbeturinat, dhe ujin e vërshuar në shtëpi, shkruan Gazeta10.

“Të enjten ka qenë një kijamet këtu e në krejt Kosovën. Këtë fatkeqësi e përjetova edh enë familjen e shtëpinë time. Këtu ka qenë tmerr. Uji k a hy brenda, ka dëmtuar çdo gjë në shtëpi. Shuma e dëmeve është shumë e madhe. Por, krejt ivestimet që i kam bërë janë të mëdha. Ujin është larguar të nesërmen, ndërsa lloqi dhe mbeturinat e mbetura janë larguar nga një kompani e pastrimit, më ka kushtruar 500 euro. Ende ka erë dhe lloq në këtë pjesë. S’kemi marrë asnjë ndihmë”, tha Jetishi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.