Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Osmani ia dorëzoi medaljen “Shën Tereza” kardinalit të vetëm shqiptar

Gazeta10
24 January 2023 - 18:23

Gjatë qëndrimit në Itali presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simonit, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”. Kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë. Duke i shprehur mirënjohje të thellë, Presidentja Osmani tha: “Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.