Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e VV-së: Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet për dëmet nga vërshimet

Gazeta10
25 January 2023 - 17:59

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka thënë në Info10 në Kanal10, se Qeveria e Kosovës bashkë me ministrtitë përkatëse, do t’iu dalin në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet e fundit në vend.

Kryeziu tha se nuk ka informacione për formën se si do të ofrohet mbështetja e Qeverisë, por që një e tillë, do të ndodhë për të gjithë qyetatërt që kanë pësuar dëme nga ëprmbytjet, shkruan Gazeta10.

“Qeveria e ka për detyrë, pasi që edhe nga e kaluara sa herë ka pasur vërshime, gjithmonë kemi pasur Ministritë përkatëse në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetjeen e nevojshme për dëmet e shkaktuara. Nuk e di cila do të jetë mënyra që ministrtitë bashkë do ta përdorin për t’i mbuluar dëmet. Por, që do të mbulohen dëmet, kjo as nuk diskutohet. Pasi që, sado që ato të jenë të mëdha ato janë dëme që janë shkaktuar, e për të cilat qeveria dhe ministrtitë do t’i mbulojnë. Do të ndihmohën qytetarët pas vërshimeve që kanë ndodhur”, tha deputetja, Kryeziu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.