Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emisari i BE-së pritet që të arrijë sonte në Prishtinë, s’jepen detaje për arsyen e vizitës

Gazeta10
25 January 2023 - 19:26

Raporti: Arta Mustafa / Kanal10

Një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk pritet të ndodhë me ardhjen e Lajçakut të mërkurën në Prishtinë. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Lajçaku për takim me Kurtin.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, dialogu e plani franko-gjerman, do ta sjellin sërish në Kosovë, diplomatin slloven, Miroslav Lajçak.

Burimet e Kanal10 kanë thënë se ai do të arrijë në Prishtinë, mbrëmjen e së mërkurës, ku është planifikuar të ketë takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Por, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Kanal10 se ekzekutivi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për një takim të mundshëm sonte mes kryeministrit, dhe emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 “Për agjendën e z. Lajcak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, tha Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë.

E për këtë vizitë dhe takimin e mundshëm të Lajçakut me të parin e ekzekutivit, ka folur edhe njohësi i politikës së jashtme, Visar Xani.

Ndryshe, vizita e Lajçakut vjen pak ditë pasi që emisari evropian bashkë me zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, qëndruan për në vizitë në Prishtinë dhe Beograd.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.