
Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10
Arianit Jakupi është shkarkuar nga pozita e të parit të Odës së Farmacistëve të Kosovës. Në mocionin e ngritur nga anëtarët e kuvendit të OFK-së thuhet se Jakupi ka shkelur statutin e odës, duke ju referuar neneve 19, pika 3, 19 pika 4 e nene tjera.
Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës ka shkarkuar të mërkurën Arianit Jakupin nga pozita e të parit të kësaj ode.
Në mocionin e ngritur nga anëtarët e kuvendit të OFK-së thuhet se Jakupi ka shkelur statutin e odës, duke ju referuar neneve 19, pika 3, nenit 19 pika 4 e disa neneve tjera.
Një nga anëtarët e Kuvendit në kushte anonimiteti ka treguar se për shkarkimin e Jakupit votuan pro 29 anëtarë, derisa 25 votuan kundër.
“Prezent në Kuvendin e Odës së Farmacistëve kanë qenë 56 anëtarë, 29 kanë votuar pro shkarkimit, dy kanë abstenuar dhe 25 kanë qenë kundër. Me këtë shkarkohet vetëm kryetari, sepse parashtruesit e kërkesës kanë qenë personat të cilët kanë kërkuar me një paragraf vetëm mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit dhe jo ndaj anëtarëve të kuvendit. Tani zgjedhjet do të mbahen vetëm për kryetar.”,- Anëtar i Odës së Farmacistëve
Ndërsa, përkundër insistimit të televizionit, tashmë ish-kryetari, Arianit Jakupi, nuk ka pranuar të prononcohet duke thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen Odës së farmacistëve.
Mirëpo, shkarkimin e tij e kundërshtoi anëtari i Kuvendit, Fatos Aliu.
Ai tha se anëtarët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Jakupit, janë thirrur në një rregullore e cila nuk ka pasur diçka jologjore.
Sipas tij, nëse e njëjta do të ishte joligjore, do të duhej të shkarkoheshin edhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të Odës.
Në kërkesën për mocion mosbesimi ndaj Jakupit thuhet se një gjë e tillë po bëhet bazuar në opinionin e zyrës ligjore të MSh-së dërguar vitin e kaluar.
Kanal 10 posedon edhe një dokument të lëshuar nga zyra ligjore e MSh-së së datës 24 maj të vitit të kaluar.
Në këtë dokument thuhet se rregullorja për organizimin e zgjedhjeve në odën e Farmacistëve ka shkelje ligjore.