Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak në darkë me Kurtin e Bislimin: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut, duhet të zbatohen

Gazeta10
26 January 2023 - 1:13

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka lëshuar një cicërimë para pak minutash në Twitterin e tij, pasi zbarkoi në Prishtinë.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, në një darkë pune të zhvilluar sonte, në orët e vona.

Megjithatë, ai shtoi se bashkë ranë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministri Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Lajçak.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.