Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kurti e Gërvalla organizojnë Forumin Ekonomik me Kroacinë

Gazeta10
26 January 2023 - 9:01

Nën patronazhin e kryeministrit, Albin Kurti, me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot organizohet Forumi Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Pos Kurtit, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë, njofton Gazeta10.

Po ashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

Forumi pritet të nis nga ora 10:45./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.