Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berishaj i quan spekulime akuzat ndaj tij, aktivistë të PDK-së e “mbulojnë” me dinarë

Gazeta10
26 January 2023 - 19:32

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Forumi Ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë, e solli Ambasadorin Martin Berishaj në Prishtinë. Të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij me dyshimet se i njëjti është përfshirë në një skandal financiar, i hodhi poshtë e i quajti shpifje. Pyetjeve nëse është takuar me krerët e shtetit dhe nëse është kontaktuar nga institucionet e drejtësisë, nuk pranoi t’i përgjigjej. Derisa u shpreh krenar që përfaqëson Kosovën në Kroaci.

Spekulime me prapavijë politike, i ka cilësuar akuzat e drejtuara ndaj tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.

Madje ai tha se ndjehet krenar që po e përfaqëson Kosovën në Kroaci.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ku edhe të enjten mori pjesë në Forumin Ekonomik mes vendit dhe Kroacisë, Berishaj u shpreh se përmes akuzave të tilla, po synohet denigrimi i personalitetit të tij.

Por, ky i fundit i iku pyetjeve nëse është takuar me kryeministrin Albin Kurti e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E lidhur me atë nëse është kontaktuar nga Policia e Prokuroria e Shtetit, ai tha se deklaratën e tij e ka dhënë në komision parlamentar.

Mirëpo, të denjë përfaqësimin që po i’a bënë ambasadori Berishaj, nuk e cilësuan aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Të njëjtit, gjatë kohës sa po mbahej Forumin Ekonomik, hodhën në drejtim të ambasadorit Berishaj, dinarë të Serbisë të printuar, derisa policia arrestoi njërin nga aktivistët.

Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti.

Aktivistë të Rinisë Demokratike thanë se Berishaj si ambasadorë me aktakuzë nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi sipas tyre, sa të vazhdojë të jetë në detyrë do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.