Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vlera e koeficientit vazhdon të mbetet ‘sekret’ i Qeverisë

Gazeta10
27 January 2023 - 19:00

Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10

Punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të mos dinë edhe më tej sa sa do t’u dalin pagat me Ligjin e ri të Pagave. Kjo për faktin se Qeveria ende po e mban të fshehtë koeficientin megjithëse Ligji i Pagave ka hyrë në fuqi. Kjo situatë ka bërë që opozita dhe shoqëria civile ta akuzojnë për mos transparencë.

Kanë mbetur edhe 4 ditë deri në përfundimin e muajit janar, mirëpo ende nuk dihet vlera e koeficientit e ligjit të pagave që pritet të hyj në fuqi.

Megjithatë nga qeveria vazhdojnë të potencojnë se nuk janë duke e mbajtur fshehtë vlerën e koeficientit, mirëpo janë duke përllogaritur atë nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.

Gjatë javës së ardhshme,nga mazhoranca kanë thënë se pritet qëvlera e koeficientit në Ligjin e Pagave të shkojë në Kuvend për miratim.

Por mos publikimi i vlerës së koeficientit ka marrë shumë kritika edhe nga opozita dhe shoqëria civile të cilët vazhdojnë të potencojnë se qeveria po tregohet jo transparente kur nuk po e bën publike këtë koeficient.

Kritika ka pasur edhe nga sindikatat të ndryshme të punëtorëve të sektorit publik, të cilët janë shprehur skeptik për vlerën e koeficientit, mirëpo thonë se presin që sa më parë të hyjë në fuqi ky ligj.

Derisa janë shprehur se çdo vlerë e koeficientit më pak se 50% e pagës minimale do të jetë e papranueshme për ta.

Qeverisë së Kosovës vazhdohet t’i kërkohet përcaktimi i vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave, derisa vet kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti do të bëhet përllogaritja dhe se do të dihet paga në secilin sektor.

Ligji i Pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Në votimin e tij nuk kanë morën pjesë tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK të cilat kundërshtuan kalimin e tij pa u bërë publike vlera e koeficientit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.