Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von Der Leyen: Ukraina ka mbështetjen e pakushtëzuar të BE

Gazeta10
28 January 2023 - 18:32

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha përpara një samiti BE-Ukrainë që zhvillohet javën e ardhshme, se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashimit Evropian.

“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha von der Leyen në një fjalim më 28 janar në Duseldorf të Gjermanisë.

Von der Leyen dhe kolegët e të Bashkimit Evropian planifikojnë një samit BE-Ukrainë më 3 shkurt.

Dje, Këshilli i Bashkimit Evropian vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.