Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklaratat e Kurtit për Asociacionin dhe ShBA-në

Gazeta10
29 January 2023 - 20:16

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

E për deklaratat e kryeministrit Kurti për Asociacionin dhe relacionet me SHBA-në, analistët kanë thënë mendime të ndryshme. Disa prej tyre kanë thënë se Kosova nuk duhet me asnjë çmim t’i rrezikojë raportet me Amerikën, derisa ka të tjerë që kanë thënë se Kurti po dëshmohet realist edhe përballë faktorit ndërkombëtar.

Deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti dhe të zyrtarëve në partisë në pushtet rreth Asociacionit dhe relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ngjallur reagime në vend.

Analisti Halil Matoshi e ka quajtur kreun ekzekutivit antiamerikan, derisa ka thënë se me një qasje të tillë Kurti nuk mund t’i kryejë detyrat kushtetuese.

Ndërsa, sipas analistes, Mimoza Gavrani, nuk guxohet të anashkalohet roli i SHBA-së për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ajo ka thënë se shefi i ekzekutivit ka ndërruar kontekst lidershipi për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, asnjë raport të lëkundur me aleatët, nuk e sheh njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Gashi, ku sipas tij, Kurti po tregohet vetëm realist.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së fundmi ka deklaruar se nuk është ftuar në një takim që ka organizuar Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku do të diskutohet për çështjen e dialogut dhe themelimin e Asociacionit.

Ndër të tjerash, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk kishte kërkuar në Beograd njohjen e Kosovës, derisa sipas tij, në Prishtinë bënte presion për themelimin e Asociacionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.