Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bytyçi: Draft-statuti për Asociacionin, po e dobëson pozitën negociuese të Kosovës

Gazeta10
30 January 2023 - 18:40

Sipas njohësit të çështjeve politike, Seb Bytyçi publikimi i draft-statutit të Asocaiconit organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), në kohën kur presioni ndërkombëtar është mbi Kosovën karshi marrëveshjes me Serbinë, po e dobëson pozitën negociuese të Kosovës, shkraun Gazeta10.

Bytyçi në Info10 në Kanal10 ka përmendur se draft-statuti i prezantuar sot, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e as marrëveshjes së nënshkruar më 2013.

Ai tha se çfarëdo draft-statuti i prezantuar rreth formimit të Asocaiconit, do të duhej të ishte i bazuar në Asocacionin aktual të komunave të Kosovës, ndryshe sipas tij, nuk do të ishte pikënisje e mirë.

“Nuk ka bazë ligjore për formimin e një Asociacionin. Është thjesht një nga propozimet e mundshme për një statut të Asocacionit. Edhe ky draft nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjen e vitit 2013. Pasi që në marrëveshje thuhet se Asociacionin duhet të modelohet sipas Asociacionit ekzistutes të komunave të Kosovës. Kështu që, cfarëdo drafti që nuk është i bazuar në Asociacionin aktual të komunave të Kosovës, nuk është pikënisje e mirë. Nëse e shohim këtë draft, ka mjaftë pika problematike që bien ndesh me Kushtetutën. Nuk mendoj që është pikënisje e mirë. Po publikohet në një kohë të presionit mbi Kosovën, kjo po i ndihmon asaj që pritet të nënshkruhet një marrëveshje me Serbinë. Asocacioni po e dobëson pozitën negociuese të Koosvës”, tha Bytyçi në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.