
Raporti: Kanal10
Gjatë së hënës është bërë publik një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ky dokument është përpiluar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, që ka hartuar draft-statutin e këtij Asociacioni, në partneritet me Institutin Evropian për Paqe. Dokumenti përmban 30 faqe me 18 nene, në të cilat jepen detaje mbi strukturën dhe organizimin e këtij mekanizmi.
Simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe flamurin, është propozuar t’i ketë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.
Një gjë e tillë është prezantuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, që ka hartuar draft-statutin e këtij Asociacioni, në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.
Dokumenti 30 faqësh i FES-it, përmban 7 kapituj dhe 18 nene, në të cilat jepen detaje mbi strukturën dhe organizimin e këtij mekanizmi, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimi ligjor, buxheti, si dhe aspekte të tjera të funksionimit.
Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.
Aty theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.
Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Drafti përcakton se Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është organi përgjegjës për ndryshimet e Statutit.
“Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga sa vijon dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me këtë Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do t’i zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç parashihen Kushtetutën e saj dhe të parapara me sistemin juridik”, thuhet tutje në pikat që përbëjnë draftin.
Sipas këtij drafti, aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë bazohen në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e saj, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale, si dhe respektimin e dispozitave për mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
Drafti thotë se autoritetet komunale i bashkohen Asociacionit/Bashkësisë në bazë të vendimit të kuvendeve të tyre komunale në pajtim me dispozitat ligjore që rregullojnë vendimmarrjen e këtij organi komunal.
Sipas këtij drafti, Asociacioni/Bashkësia mund të shpërndahet vetëm me vendim të Kuvendit të saj të miratuar nga 2/3 e shumicës së anëtarëve të saj, ndërkaq në rast se vendimi për shpërbërjen merret nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë, shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë bëhet nga Qeveria.
Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.
Aty thuhet se Asociacioni/Bashkësia ka të drejtën e vet buxhetin integral, llogaritë bankare dhe ka të drejtë të zotërojnë pronë dhe angazhohen në transaksione financiare.
Sipas dokumentit, anëtare të këtij asociacioni mund të jenë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.