Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e fshatit Ujz të Gjakovës u gëzohen investimeve

Gazeta10
30 January 2023 - 19:26

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Pas raportimeve të shumta nga Kanal 10, për mungesën e infrastrukturës në fshatin Ujz të Gjakovës dhe tensionit të ulët të energjisë elektrike, banorët tani po festojnë realizimin e kërkesave të tyre. Ata kanë thënë se me këto investime u është lehtësuar jeta e tyre. E disa prej banorëve që jetojnë në perëndim kanë thënë se janë të lumtur me këto investime, pasi një gjë e tillë, nuk është bërë që nga paslufta.

Banorët e fshatit Ujz të Gjakovës, po mblidhen një nga një.

Me muzikë, raki e buzëqeshje ne fytyre, këta banorë po festojnë investimet që janë bërë në fshatin e tyre.

Afër 1 kilometër rrugë, pas raportimeve të njëpasnjëshme të Kanal 10, tash më problemi i tyre është zgjidhur, pasi komuna ka investuar në asfaltimin e rrugës.

Banorët thonë se jeta e tyre është lehtësuar pasi rruga gjatë dimrit ka qenë vështirë e qarkullueshme.

E madje, banorët të cilët jetojnë jashtë vendit thonë se në fshatin e tyre nuk ka pasur investime që nga paslufta.

E problem tjetër për këta banorë ka qenë edhe tensioni i ulët i energjisë elektrike.

Por, tani edhe ky problem është zgjidhur.

Në fshat është vendosur kjo trafo e tensionit të lartë që i mundëson çdo shtëpi të ketë tension të mirë dhe mos të kenë prishje të pajisjeve eklektike sikur më parë.

Për asfaltimin e rrugës ka njotuar edhe kryetari Ardian Gjini përmes faqes së tij zyrtare në facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.