
Draft-statuti i publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), sipas Halil Matoshit është një ndihmes e madhe për Qeverinë e Kosovës.
Komentatori politik u shpreh optimist se kryeministri, Albin Kurti do ta dekretoj marrëveshjen për Asocacionin, shkruan Gazeta10.
Matoshi në Politiko në Kanal10, theksoi edhe dy elementet që sipas tij, nëse do t’i kaloj Kurti do të ishte sukses personal i tij, dhe i Kosovës.
“Nëse e fut Asocacionin në suaza të marrëveshjes dhe nëse arrin t’ia ndërroj emrin”, janë dy elementet që sipas Matoshit, Kurti përmes tyre mund t’i shmanget themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Albin Kurti nëse do të jetë kryeministër, edhe unë du me besu që do të jetë, ka me dekretu Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Janë dy elemente, që nëse Kurti i kalon do të ishte sukses i madh i tij. E para do të ishte, nëse e fut në suaza të marrëveshjes, kjo do të ishte sukses i tij dhe i Kosovës, dhe e dyta, nëse arrin t’ia ndërroj emrin. Nëse i arrin këto, Kurti i shmanget Asocaiconit të komunave me shumicë serbe. Por, marrëveshjet në aspektin ndërkombëtar, një herë të negociuarëa dhe të ratifikuara në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare, s’munden me u ndryshu. Vetëm nëse të njëjtat kthehen në pikën zero”, tha tutje Matoshi në Politiko. /Gazeta10