Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq takohet me presidentin e Republikës Serbe, diskutojnë edhe për Kosovën

Gazeta10
31 January 2023 - 17:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, me të cilin ka diskutuar për shumë çështje, përfshirë edhe Kosovën, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka dhënë detaj më shumë për këtë takim duke thënë se e ka informuar Dodik, për të gjitha nismat perëndimore lidhur me Kosovën.

“Takimi i mirë me Presidentin e Republikës Serbe. Ne diskutuam çështjet kyçe për Serbinë dhe Republikën Serbe dhe e informova Presidentin Dodik për të gjitha nismat perëndimore lidhur me Kosovën si dhe situatën e përgjithshme në krahinën jugore. Gjithashtu, u dakorduam që në muajin e ardhshëm do të vizitoj disa vende në RS, veçanërisht komunat më të varfra, për të cilat Republika e Serbisë do të përgatisë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe mbështetje në projekte infrastrukturore”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.