Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestohet në Prishtinë, ndërkombëtarëve u kërkohet të ndryshojnë qëndrimet për Asociacionin

Gazeta10
31 January 2023 - 19:18

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Dhjetëra qytetarë janë mledhur në sheshin e Prishtinës, për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ata kanë thënë se përmes Asociacionit bëhet ndarja e shtetit, andaj edhe paralajmëruan protesta edhe më masive në kundërshtim të tij.

Me fotografi në duar të personave të masakruar në luftën e fundit në Kosovë, e me pankarta “Në emër të popullit shqiptar, kundër Asociacionit me Shumicë Serbe” një grup i qytetarëve protestuan në sheshin e Prishtinës.

Pikërisht në ditën kur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë po diskutohej për AKS-në, qytetarët kërkuan që ndërkombëtarët të rishikojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj kërkese, e qeveria të mos pranojë Zajednicën.

Dashamir Uruçi nga Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile tha se qytetarët duhet të ngriten në këmbë për të ndalur formimin e Asociacionit, derisa u shpreh se Kosova s’ka më çka t’i jep askujt.

Për të kundërshtuar formimin e Asociacionit, rrugën për në Kosovë e morën edhe disa mërgimtarë, të cilët morën pjesë në protestë.

Ata thanë se do të organizojnë protesta edhe në shtetet tjera, përmes të cilave do të kundërshtojnë Asociacionin.

Ndërsa, pati edhe protestues të cilët kritikuan qeveritë e kaluara për marrëveshjet e arritura me shtetin serb.

Organizatorët bënë thirrje për protesta edhe më masive në kundërshtim të formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.