Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Vushtrrisë që dy muaj pa drejtor të Arsimit

Gazeta10
31 January 2023 - 19:23

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Për më shumë se dy muaj drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë ka mbetur pa udhëheqës. Nga komuna kanë thënë se kjo është bërë pasi që ende nuk kanë arritur ta gjejnë një profesionit të kësaj fushe, por që janë zotuar se zgjidhjen do ta bëjnë brenda javës. Ndërsa, nga opozita e kanë kritikuar kryetarin Idrizi, derisa kanë thënë se po tregohet i paaftë për ta menaxhuar këtë fushë.

Komuna e Vushtrrisë për më shumë se dy muaj ka mbetur pa drejtor të Arsimit.

Që kur ish-drejtoresha Miradije Maloku dha dorëheqje nga kjo pozitë, ende nuk është emëruar askush në vendin e saj.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se nuk kanë arritur të gjejnë një profesionist të kësaj fushe për ta vendosur në këtë pozitë, por që zgjidhjen do ta bëjnë brenda javës.

Ndërkaq, nga opozita kanë thënë se kryetari Idrizi po tregohet i paaftë për ta menaxhuar fushën e arsimit.

Kritika ata patën edhe sa i përket dorëheqjes së ish-drejtoreshës Maloku.

Mirëpo, ish drejtoresha Miradije Maloku ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri ka pasur presion.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari Ferit Idrizi ishte zotuar se një nga fushat që do t’i jap prioritet është ajo e arsimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.