
Raporti: Fjolla Xheladini / Kanal10
“Beteja me ekstremizmin” është dokumentari që do të shfaqet sonte ekskluzivisht në Kanal10. Ky dokumentar është realizuar në përkrahje të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Autori Arben Ahmeri ka thënë se ky dokumentar përshkruan armikun e vlerave perëndimore që ka të bëjë me radikalizmin dhe polarizimin. Këtë dokumentar, shikuesit do kenë mundësi ta ndjekin sonte nga ora 20:20.
Kanal10 në përkrahje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të sjellë ekskluzivisht dokumentarin “Beteja me ekstremizmin”.
Ky dokumentar është realizuar nga Arben Ahmeti, në të cilin flasin zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shtetit amerikanë, mbi këtë dukuri që në shumë raste ka tronditur botën dhe që së fundi ka marr dimensione tjera.
Ahmeti ka treguar se përmes këtij dokumentari përshkruhet armiku më i ri i vlerave perëndimore që ka të bëjë me radikalizimin dhe polarizimin, jo vetëm religjioz por edhe dallimet mes racave, e kombësive.
Me anë të këtij dokumentari, autori Arben Ahmeti ka thënë se kanë arritur ta shpërfaqin atë që radikalizimi nuk është vetëm njëburimor dhe nuk vjen nga një motiv.
Derisa ka treguar se pjesa më e madhe e këtij dokumentari është realizuar në SHBA, por një pjesë edhe në Kosovë.
Për dallim nga dekadat e kaluara, kur bota rrezikohej nga grupet terroriste, aktualisht tensionet në disa vende të Evropës, fitorja e politikanëve të ekstremit të djathtë dhe përfundimisht lufta në Ukrainë, e identifikon armikun e kësaj dekade: Rusia.