
Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10
Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar koeficientin për paga të zyrtarëve publikë. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti ka njoftuar se koeficienti do të kap vlerën e 105 eurove për vitin 2023. Ndërkaq Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka njoftuar se paga mesatare ne vend tani do të arrijë shifrën e 730 eurove. Por sa do të paguhen politikanët, mjekët, policët, mësuesit, ushtarët dhe gjyqtarët?
Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si pozitive caktimin e vlerës së koeficientit për pagat e sektorit publik.
Ekzekutivi i vendit i ka hapur rrugë nivelizimit të pagave, me vlerën e koeficientit 105 euro, megjithëse pritej të ishte në shumën më të lartë.
Kryemiistri Albin Kurti, ka thënë se Ligji i Pagave sjell barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive.
Ai ka thënë se kjo vlerë do të jetë vetëm për vitin 2023, ndërsa në tjetrin do të rritet për 5 euro më shumë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se paga mesatare bruto në vend do të kap vlerën e 730 eurove.
Sipas koeficienteve të përcaktuar për pozitat e zyrtarëve publik, sërish politikanët do t’i kenë rrogat më të mëdha, në krahasim me kategoritë e tjera të shoqërisë.