
Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren me 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi,, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.
Ngjarja kishte ndodhur në Prizren në fillim të këtij viti, ku deri tek vrasja e të riut nga Kukësi dhe plagosjes së shokut të tij kishte ardhur pas një zënke të momentit për një faturë të papaguar.