Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kraki: Këta të opozitës po shpresojnë se përmes “Dragodanit” do të bëhen kryeministra e ministra

Gazeta10
02 February 2023 - 18:38

Profesori univeristar nga Parisi i Francës, Nezir Kraki ka kritikuar opozitën parlamentare karshi qëndrimit të pushtetit për zbatimin e marrëveshjes për Aociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kraki në Info10 në Kana10, ka qenë i ashpër me partitë që kanë udhëhequr dikur me vendin, duke thënë se halli i tyre tanimë është rikthimi në pushtet, e jo shtetësia e vendit.

Madje, Kraki theksoi se liderët opozitarë përmes takimeve të organizuara nga Ambasada amerikane në Prishtinë, po mendojnë që mund të bëhen ministra e kryeministra sërish, shkruan Gazeta10.

“Opozita në Kosovë ka hall tjetër. Këta e kanë hall se si të kthehen në pushtet. Ata mendojnë deri në atë pikë, se përmes Ambasadës amerikane të bëhen kryeministër, edhe ngjitën në Dragodan me vrap me idenë që ndoshta në zbritje e sipër mund të zbresin si ministra a kryeministra. Është absurditet total. Opozita në rrethana të tilla, nuk rreshtohet në një vijë me interesin e Kosovës, për mua është një far lloj përdhosje e asaj që është Kosova. Kushdo që kishte qenë kryeministër në këtë moment kritik, ish dashtë të rreshtohet dhe të bien dakord. E, jo të shkojnë njëri në Amerikë, tjetri në Francë e tjetri në Dragodan dhe secili duke lypë miq e duke i forcuar ato lidhjet e tyre. Dhe, duke e ditë secili nga ta kanë pësuar debakël në dy palë zgjedhje”, tha Kraki në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.