Gazeta10

Skena të dhunës në legjislativin serb ndërmjet deputetëve opozitarë dhe presidentit Vuçiq

Raporti: Kanal10


Grushte e përplasje ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën. Përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe Millan Radoiçiq.

Me përplasje verbale dhe fizike është përcjell seanca e Kuvendit të Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën.

Kjo përplasje ka ndodhur ndërmjet deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kësaj skene i ka paraprirë fjalimi i Vuçiqit për procesin e dialogut me Kosovës, si dhe për planin franko-gjerman, sipas së cilit 90 për qind e asaj që është publikuar në media në lidhje me propozimin është i saktë.

Por, pranimin e këtij plani, opozita atje e ka cilësuar si “kapitullim për Serbinë”.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane të ndryshme, në mesin e tyre edhe të tilla si “Tradhti” dhe se nuk do të heqin dorë nga Kosova.

Sipas Vuçiq, pjesa më e vështirë e këtij plani është pika 4 ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Nëse vjen deri te ajo Kosova në Kombet e Bashkuara po apo jo dhe të përfundoj me këtë, ndryshe nga ju, për mua si president i Serbisë, kushtetuta është libër i shenjtë, kapitullimi dhe dorëzimi nuk janë opsion dhe e di se çfarë do të bëj dhe të përfundoj me këtë, mes qëndrimit tim në pushtet në mandatin që ma garanton kushtetuta, të cilin nuk mund të ma shkurtoni, ta zvogëloni apo ndryshoni, e di se çfarë duhet të bëj sepse nuk ka zgjedhje mes Vuçiqit apo Serbisë, Vuçiq është gjithmonë në anën e Serbisë dhe unë do të zgjedh Serbinë”- Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë

Vuçiq ka thënë se nuk guxon të tregojë të gjithë planin evropian para Parlamentit, por vetëm pjesët më të këqija për Serbinë.

“Ajo që është më e rëndësishme është se plani është korniza politike, momenti në të cilin ndodh gjithçka. Ka edhe gjëra të mira në plan, nuk do të flas për to. Më kanë thënë se do të përballeni me pezullimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, jo vetëm me ndërprerjen e investimeve të mëtejshme, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendi juaj dhe me masa të tjera gjithëpërfshirëse që duhet të tregojnë se si ata që nuk janë dakord me BE-në duhet të largohen”- Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë

Në këtë seancë të Kuvendit të Serbisë kanë marr pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë edhe kryetarin e saj Goran Rakiq, si dhe nënkryetarin Milan Radojçiq, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë