Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vitia: Do të doja paga më të larta për stafin shëndetësor

Gazeta10
02 February 2023 - 19:44

Raporti: Kanal10

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka kërkuar nga Qeveria që të mbesin në fuqi shtesat prej 60 eurove e të miratohet shujta në shumën e njëjtë. Nga kjo federatë janë shprehur të zhgënjyer në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të donte që pagat e punëtorëve shëndetësorë të ishin edhe më të larta, derisa ka shtuar se krahas koeficientit të ri, do të ketë shtesa për punëtorët shëndetësorë që punojnë vetëm në sektorin publik.

Një ditë pas bërjes publike të vlerës së koeficienti të pagave për zyrtarët publikë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka kërkuar nga qeveria që me urgjencë të fillojë negociimin e Kontratës Selektive Sektoriale.

Nga kjo sindikatë janë shprehur të zhgënjyer në lidhje me vlerën e koeficientit, derisa kanë kërkuar nga ekzekutivi që shtesat prej 60 eurove të mbesin në fuqi, e të miratohet po ashtu edhe shujta prej 60 eurove.

“FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin shkurt”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Mirëpo, përkundër pakënaqësive të shprehura nga punëtorët shëndetësorë rreth vlerës së koeficientit të pagave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se i njëjti më së miri ka adresuar dhe rritur nivelin e pagave në sistemin shëndetësor.

Megjithëse, ai ka thënë se si mjek do të donte që të punëtorët shëndetësorë të paguheshin më shumë.

Në adresimin e tij për medie pas vizitës në Ferizaj, Vitia ka deklaruar se krahas koeficientit të ri do të ketë edhe shtesa për personelin shëndetësor që punon vetëm në sektorin publik, si dhe shtesa të tjera si ajo e rrezikshmërisë në vendin e punës.

Vitia ka thënë se për përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësorë, do të diskutojnë edhe me Federatën e Sindikalistëve të Shëndetësisë.

Të zhgënjyerë me vlerën e koeficientit janë deklaruar një ditë më parë edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nga e cila kanë thënë se ajo çka ka bërë qeveria nuk është ngritje e pagave por klasifikim i profesioneve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.