
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me ish-komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën dhe Hisni Thaçin kanë vizituar sot ish-presidentin, Hashim Thaçi që po mbahet në qendren e paraburgimit në Hagë.
Lushtaku në një shkrim në Facebook ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz të një burrështetasi, shkruan Gazeta10.
“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: