Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prezantuesja serbe sulmon verbalisht kolegun, nuk e dinte që të gjithë po e dëgjojnë (Video)

Gazeta10
05 February 2023 - 11:10

Prezantuesja e një televizioni në Serbi gjatë bllokut të marketingut ka sulmuar verbalisht një koleg të saj nga shtabi teknik, duke mos e ditur se mikrofoni i saj nuk ishte fikur.

Pra gjithçka që ajo tha është dëgjuar nga shikuesit e këtij televizioni, transmeton Telegrafi.

Gazetarja e televizionit Kopernikus TV K::CN, sulmoi verbalisht kolegun, të cilin në disa raste nuk hezitoi ta fyej rëndë.

“Pse nuk po më dëgjon? Goran, vazhdimisht nuk po më dëgjon apo nuk i dëgjon ato çfarë i them. Vërtetë më nuk ka kuptim. Po më nervozon para emisionit. Nëse të them dhjetë herë, po të thërras në telefon që më kryqesh. Unë po flasë, hesht tani dhe më dëgjo”, thotë gazetarja serbe.

Ajo vazhdoi të flet me zë të lartë, derisa në prapavijë dëgjohej me dobët zëri i kolegut të saj që i përgjigjej.

“Si nuk mund të komunikosh me prezantuesen? Si nuk mund të komunikosh me mua në studio dhe të transmetosh emisionin? Për të satën herë po e bënë këtë? Vërtetë nuk po dëgjon çfarë po të them, duhet të fillojmë emisionin. A më ke pyetur nëse jemi gati? Mjaft u shtire si i zgjuar dhe dëgjo producentin”, shtoi gazetarja gjatë bllokut publicitar.

Videoja e këtij momenti të sikletshëm është publikuar në Twitter, kurse gjykuar nga komentet bëhet fjalë për prezantuesen serbe Snezhana Babiq. /Telegrafi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.