
Këtë të diel janë zhvilluar tri ndeshjet të fazës së 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Kosovës.
Ndeshja e katërt, e cila ishte paraparë të zhvillohej mes Prishtinës e Dukagjinit është shtyrë për ditën e nesërme për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë.
Malisheva mposhti ekipin e Ligës së Parë, Fushë Kosovën me rezultat 2-0. Golat i shënuan Tolaj dhe Sobowale.
Ndërsa, Gjilani si vendas shënoi fitore të thellë ndaj ekipit të Vjosës me rezultat 4-0.