
Disa ditë pas akuzave e shpërthimeve të “Grupit të Tiranës” të VV ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka ardhur një mbështetje e fortë nga Kosova.
Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, njeriun e afërt të Kurtit, Xhelal Sveçla.
Ai nuk ka shkruar pothuajse asgjë në foton e shoqëruar me një “zemër” krahas Ferajt e Elvis Hoxhës, por mesazhi duket i qartë.
Hoxha e Feraj e quajtën skizofren të vogël Abdixhikun.
“Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kalu kohën, shpiku grupin e Tiranës.” – shkroi Hoxha.