Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministria e Infrastrukturës njofton se pas erërave dhe reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gazeta10
06 February 2023 - 9:39

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës dhe erërave, të gjitha rrugët janë të kalurdhme.

Bëhet e ditur se në rrugën Kerpimeh-Bajgorë ka pasur disa penges të përkohshme në rrugë, por sipas njoftimit të tyre, është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.

“Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë,  ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve. Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.