Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Kurti po na shet propagandë, plani franko-gjerman nuk sjell njohje nga Serbia

Gazeta10
07 February 2023 - 18:26

Sipas Frashër Krasniqit të PSD-së, kryeministri, Albin Kurti e ka të qartë se me zbatimin e Asociacionit, nuk do ta sigurojë njohjen nga shteti serb.

Krasniqi në info10 në Kanal10 i ka quajtur porpagnda të Kurtit, deklaratat e kryeministrit se bashkë me planin franko-gjerman, i propozuar nga vendet e BE-së, do vije edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta10.

“Në mungesë të një plani qysh me trajtu Serbinë. Albin Kurti i vetëdijshëm që nuk kanë me mbërri të sigurojnë njohjen nga Serbia, kanë vendosur me na e shit gjëja një lloj njohje që merret me planin franko-gjerman, duke ju referuar Nenit.2. Kur të njeh një shtet ka procedura, se çka i bjen tjetër ajo njohje. Deklaratat e BE-së dhe akterëve të qeverisë, që procesi negociator pas këtij drafti është që të vazhdoj edhe pasi të arrihet kjo marrëveshje për me mbërri deri tek njohja. Pse duhet me vazhdu negociatat për me mbërri deri tek njohja, nëse njohja qenka pjesë e këtij dokumenti franko-gjerman”, tha Krasniqi në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.