Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas Prishtinës e Beogradit, Lajçak takohet me Viola von Cramon

Gazeta10
07 February 2023 - 19:52

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Lajcak ka thënë se me Cramonin kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta10.

“Pati një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Takimi i dyshes evropiane vjen një ditë pas atyre me liderët e Prishtinës e Beogradit ku u diskutua rreth hapave të mëtejm në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.