Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi thotë se BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

Gazeta10
08 February 2023 - 19:55

Raporti: Kanal0

Plani franko-gjerman do të thotë njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sipas të cilit, ky plan është kornizë bazë për dialogun mes dy vendeve. Ndërsa, rreth kushteve që ka paraqitur kryeministri Kurti, Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy pika.

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se plani franko-gjerman, është kornizë e mirë për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve, sepse sipas tij, de-fakto përmban njohjen e Kosovës nga Serbia.

Numri dy i Qeverisë, ka shtuar se sa përket implementimit të saj, duhet të diskutohet në Bruksel për aneksin zbatues mes palëve.

Duke folur për gjashtë kushtet që kryeministri Albin Kurti i ka vendosur Serbisë, në mënyrë që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian ka paraqitur vërejtje vetëm në dy prej tyre.

Numri dy i ekzekutivit ka treguar për vërejtjet që BE-ja ka dhënë rreth këtyre dy kushteve.

Gjatë kësaj konference, zëvendëskryeministri Bislimi ka folur edhe për targat ilegale të qytetarëve serbë në Kosovë, duke thënë se me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja dhe as i atyre ekzistuese.

Por sipas tij, Serbia me idenë se pala kosovare ka negociuar në keqbesim, ka marr një vendim në Qeveri që të heqin nevojën e regjistrimit të targave aktuale, duke menduar se i ikin marrëveshjes së arritur me Kosovën. Bislimi ka thënë se për këtë arsye ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sipas të cilit ato vetura nuk munden të hyjnë në Kosovë.

Ndërsa, duke folur për marrëveshjen për energji, Bislimi ka thënë se arsyeja pse nuk është finalizuar kjo marrëveshje qëndron në rezistencën e Elektroseverit që të nënshkruaj marrëveshjen sipas udhërrëfyesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.