Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me elemente kombëtare dhe shumë ngjyra, dizejnatori i logove tregon domethënien e tyre

Gazeta10
09 February 2023 - 19:38

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Tashmë janë bërë publike logot për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Dizejnatori i tyre, derisa është shprehur i lumtur që pati mundësi t’i dizajnojë logot për dy data të rëndësishme, ka treguar për domethënien e tyre dhe futjen e simboleve kombëtare në to.

Shumë ngjyra, secila me domethënien e tyre, e me elemente kombëtare, i përbëjnë logot e dizajnuara për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në logot ku nuk mungon shqiponja, e as ngjyrat kuq e zi, dizajneri i tyre, Albian Gagica, ka treguar konceptin e tyre dhe përdorimin e secilës ngjyrë se çfarë domethënie ka.

Teksa bën krahasimin me logot e viteve të kaluara, Gagica thotë se këto që ai ka krijuar, janë më ndryshe dhe më të veçanta.

Qeveria e Kosovës prezantoi të mërkurën logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.