
Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje të plotë me Thiago Silvan për të nënshkruar një kontratë të re.
Chelsea dhe Silva kanë marrëveshje verbale për rinovim të kontratës deri në muajin qershor të vitit 2024, ku mbrojtësi brazilian do ta vazhdojë të ardhmen në Londër, raporton Gazeta10.
Drafti i marrëveshjes së re është duke u përgatitur pasi që Thiago Silva dha dritën e gjelbër oër ta rinovuar kontratën me “Blutë”.
Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, dhe Silva do të jetë njëri nga liderët e skuadrës së Chelseat brenda dhe jashtë fushës në sezonin 2023/24.
Thiago Silva iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2020 si transfer i lirë, ndërkaq me këta të fundit ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube.