
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, muajin e kaluar ka publikuar këngën e saj më të re “You Only Love Me”, raporton Gazeta10.
Me këtë këngë këngëtarja u rikthye në muzikë pas një mungese mjaft të gjatë, ku kjo kënga është prije e albumit të saj të tretë i cili do’ të vij në treg së shpejti.
Ora ka bërë të ditur se viti 2023 do’të jetë i mbushur me muzikë nga ana e saj për fansat.
Duket se këtë vitë Ora ka nisë mjaftë mbarë, pasi se publikoj këngën e parë të këtij viti dhe se duket se ka pasur një ngritje drastike në platformën e muzikës-Spotify.
Rita Ora aktualishtë është duke kryesura në listën e dytë, te lista e artistëve që kanë pasur më së shumti klikime gjithë muajin.
Ne listë e para është këngëtarja “Miley Cyrus”, e cila me publikimin e hitit të saj të fundit, “Flowers” ka arritur që të ketë mbi 81 milionë dëgjues mujorë, ku në vendin e dytë është Rita Ora.

Ndërkohë,Ora aktualishtë ka mbi 14 milionë dëgjuesë mujorë, që e ka ngritur atë nga vendi i 401-të, në vendin e dytë në Spotify.
Gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja ku në rrjetin social Instagram ka rishpërndarë këtë statistikë, me mbi shkrimin “Po rritemi djema”./Gazeta10