Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj pret në takim homologun malazez: Diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Gazeta10
11 February 2023 - 10:33

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Filip Axhiq (Filip Adzic), njëherësh ministër në detyrë i Mbrojtjes me të cilin kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit dhe sigurinë.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.

Tutje, Mehaj ka thënë se edhe njëherë gjatë këtij takimi kanë rikonfirmuar bashkëpunimin në mes vete.

“I urova mirëseardhje ministrië të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Axhiq. Diskutuam mbi zhvillimin e fundit në fushën e sigurisë dhe së bashku vizituam Qendrën@KOSSearchReacue në Pomozatin. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.