Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea në krizë të rezultateve, barazon në derbin londinez

Gazeta10
11 February 2023 - 16:22

Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku Chelsea dhe West Hami ka ndarë pikët e barabarta.

As investimet, të cilat prekin shumën e 364 milionë eurove, nuk e shpëtuan Chelsean sot, i cili barazoi 1:1 si mysafirë i West Hamit.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Joao Felix, i cili kaloi Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 16’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fundit në këtë takim dhe të barazimit për West Hamin e shënoi Emerson, i cili vulosi rezultatin final në 1:1 në minutën e 28’.

Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e nëntë me 31 pikë, krahas West Hamit që renditet në vendin e 15 në kuotën e 20 pikëve.Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.