Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pushteti sërish i kthehet projektligjit të kriptovalutave

Gazeta10
12 February 2023 - 22:13

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10
Gjatë marsit pritet të nisë sërish puna për përfundimin e projektligjit për kriptovaluta. Nga partia në pushtet kanë thënë se puna do të vazhdojë nga aty ku ka mbetur vitin e kaluar. Ndërkaq, nga opozita kanë hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes për vonesa në hartimin e projektligjeve dhe se dyshojnë se një nismë e tillë do të jetë e vështirë të zbatohet në veri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje sërish synon ta shtyjë përpara projektligjin për kriptovaluta.

Kjo nismë ligjore që rregullon tregun e parave digjitale, ka mbetur në gjysmë që nga viti i kaluar.

Kryesuesja e grupit punues, Mimoza Kusari Lila, njëherësh shefe e deputetëve të partisë në pushtet, ka thënë se në muajin mars pret që punimet të vazhdojnë aty ku ishin lënë në vitin 2022.

Vonesat për draftimin e këtij projektligji janë kritikuar nga partitë opozitare.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e aftë të bëjë ligje.

Kurse, nga LDK-ja kanë thënë se edhe në rast të finalizimit të këtij projektligji, nuk pret që ai të gjejë zbatim në komunat veriore të vendit.

Ndryshe, kjo nismë ligjore pritet të rregullojë tregun e parave digjitale, si dhe të përcaktojë edhe shpenzimin e energjisë elektrike që nevojitet në këso rastesh.

Ndërkaq, një projektligj i tillë ishte mirëpritur edhe nga njohës të kësaj fushe, të cilët kishin propozuar që tatimi duhet të jetë 5%.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.