
E ftuar te “Kampionët” këtë të diel ishte zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila ka treguar se sa para janë ndarë për sportin në Kosovë.
Ajo ka thënë se 9.1 milionë euro janë ndarë për sportin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas Osmanit, shumica e këtyre fondeve janë ndarë për futbollin dhe basketbollin, si sportet më të shikuara në Kosovë.
Ajo ndër të tjerash ka thënë se sipas një ligji të ri për sportin, pritet të themelohet një grant i veçantë për çdo komunë në kuadër të sportit.
Qëllimi I këtij ligji sipas MKRS-së është ngritja e kapaciteteve të sportit në shtetin e Kosovës.