Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje rrënqethëse në çfarë kushtesh punojnë ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi (Video)

Gazeta10
13 February 2023 - 12:12

Rreth 100 ekipe të kërkimit-shpëtimit nga bota janë duke u angazhuar në ngjarjet e pas-tërmietit në Turqi.

Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ai nga Kosova, i cili së fundi arriti të shpëtoj një fëmijë 2-vjeçar dhe nënën.

Por video të shumta mrekullie të shpëtimit të fëmijëve po vijnë çdo ditë nga Turqia megjithëse shpresat për të mbijetuar nën rrënoja janë gjithnjë e më të vogla.

Në një video të shpërndarë nga qeveria izraelite, shfaqen ekipet e shpëtimit se në çfarë gjendje të rëndë dhe të vështirë punojnë për të shpëtuar të gjallët.

Delegacioni “Degët e Ullirit” shpëtoi me sukses të premten, Ridban-in, një djalë 9-vjeçar që mbeti i bllokuar nën rrënoja bashkë me familjen e tij.

Ridban është shpëtimtari i 19-të i ekspeditës dhe i treti i gjallë nga e njëjta familje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.