Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nesër fillon Final Eight Kupa e Kosovës, super ndeshje pritet të luhen në Rahovec

Gazeta10
14 February 2023 - 16:21

Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e super ndeshjeve të basketbollit, ku do të zhvillohet Final Eight Kupa e Kosovës.

Në këtë turne do të marrin pjesë tetë ekipet e Superligës së Kosovës, katër ekipe nga Liga e Parë dhe dy ekipe në kategorinë e femrave.

Kupa e Kosovës fillon të mërkurën me ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Parë ndërmjet Borës dhe Istogut.

Me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante ndërmjet

Vëllaznimit dhe Trepçës, ndërsa ndeshja e fundit e ditës së mërkurë ndërmjet nikoqirit, Rahovecit dhe Pejës.

Ndeshjet tjera çerekfinale luhen të enjten, ku përballen Prishtina – Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen të premtën në Superligë, ndërsa po në këtë ditë luhet edhe finalja e Ligës së Parë.

Të dielën më 19 shkurt, me fillim nga ora 14:00 luhet finalja në konkurrencën e femrave, ndërsa me fillim nga ora 17:00 luhet finalja në kategorinë e meshkujve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.