
Sindikata e Pavarur e RTK-së njoftoi të martën se Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha.
Në vendimin e Inspektoratit, RTK obligohet që në afat prej tetë ditësh ta paguajë këtë dënim, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore, raporton Gazeta10.
“SPRTK e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit për ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër është e shqetësuar për dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Menaxhmentit”, thuhet në komunikatën për media.
Sindikata po ashtu ka kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta thërras në përgjegjësi Menaxhmentin, “për dëmin material dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve të RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit të RTK-së”.
“Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnë dhe të kërkojnë që përgjegjësit për veprimet e paligjshme të japin llogari. Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë”, përfundon komunikata./Gazeta10
Komunikata:
Tre (3) mijë euro gjobë RTK-së për degradimin e paligjshēm të kryetarit të Sindikatës, Fadil B.Hoxha.
Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha.
Në vendimin e Inspektoratit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, RTK obligohet që në afat prej tetë ditēsh ta paguajë këtë dënim, në të kundērtën do të inicohet procedurë pērmbarimore.
SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit pēr ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër ështē e shqetësuar pēr dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak tē veprimeve të papērgjegjshme të Menaxhmentit.
SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së qē ta thērras në pērgjegjësi Menaxhmentin, për dëmin materail dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve tē RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit tē RTK-së.
Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnē dhe të kërkojnē që përgjegjēsit për veprimet e paligjshme të japin llogari.
Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë.
Me respekt,
Kryesia e SPRTK-sē