Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrusta përmend premtimet që ‘’Qeveria e ndryshimit’’ nuk arriti t’i realizojë në dyvjetorin e saj

Gazeta10
14 February 2023 - 17:54

Sekretarja e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rrusta në INFO10 ka përmendur me rend ato të cilat sipas saj janë premtimet që e shfaqin ‘’dështimin e Qeverisë”, pasi që sipas saj asnjë nga ato premtime nuk është realizuar, raporton Gazeta10.

Rrusta ka përmendur çerdhet e premtuara e numrin e atyre që janë ndërtuar, ka përmendur shumëfishimin e inspektorëve të punës mos realizimin e tyre si dhe sektorin e shëndetësisë në të cilin pati ndërrime të udhëheqëseve duke e quajtur një cirk.

“Prej 160 çerdheve të premtuar ata i kanë buxhetuar 6 e i kanë nisur tri. Pra nëse ky është ritmi me të cilin Qeveria punon deri në fund të mandatit nuk mund të i përfundojnë as 12, kjo është shumë larg premtimit të tyre. Pastaj gjashtëfishimi i inspektorëve të punës, kjo nuk ka ndodhur dhe problem është që është rritur numri i punëtorëve që vdesin në vendin e punës dhe pastaj ankohemi se njerëzit po ikin nga këtu. Po ashtu lëndimet, kompensimet që ndodhin në vendin e punës nuk kompensohen aspak. Kjo puna e shëndetësisë, nuk po du me thanë cirk se është qaq tragjike sa s’mund të thuash cirk por kemi pas ministër dikë që qëndronte pak në Kosovë dhe nuk e njihte situatën këtu dhe në fund u kuptua se pse ishte ai, ishte për t’ia ruajtur karrigen e ministrit të tanishëm Vitija, të cilit duhet me iu ushqye imazhi që në zgjedhjet e ardhshme përsëri me kandidu në Prishtinë.”, ka thënë Rrusta.

Tutje, Rrusta ka thënë se një premtim po ashtu ka qenë ndërtimi i 4 mijë banesave për qifte të reja, që ka qenë shumë e rëndësishme për shoqërinë duke e ndërlidhur me rritjen e popullsisë dhe ndalimin e dhunës në familje.

Tutje vet anëtarja e PSD-së është ajo që iu referua Qeverisë Kurti si një pushteti që erdhi me pretendimin e ndryshimit të madh e që nuk reflektuan ashtu.

“Atëherë tas h që jemi afruar dy vjetorit të Qeverisjes Kurti e cila erdhi me pretendimin e ndryshimit të madh, pra pretendohej një referendum sado që ishte gabim me iu referu zgjedhjeve kështu, erdhën me idenë e ndryshimit të madh por nëse e shohim programin dhe premtimet nuk është se reflektonte vërtet atë që pretendonin. Por meqenëse e shquanin vetën për parimor e të guximshëm të gjithë pritën më shumë, ai 51% e priti me padurim këtë ardhje. Është e kuptueshme që njerëzit priten ndryshim e kishin shpresa për diçka të tillë. Kur erdhi Qeveria e re programin nuk e kishte për ndryshim.”, u shpreh ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.