Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndërtimet e larta në Prishtinë, po shkatërrojnë rrugë e shtëpi

Gazeta10
14 February 2023 - 19:37

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Ndërtimet e objekteve banesore afër shtëpive, po i shqetëson banorët e kryeqytetit. Në lagjen e Muhaxherëve, shtëpia e njërit prej banorëve ka filluar të ketë çarje të mureve. Derisa, edhe rrugët e kësaj lagjeje janë dëmtuar, duke u bërë të rrezikshme për kalim. Nga komuna e Prishtinës thonë se janë të njoftuar me rastin dhe do të dalin në terren për të parë situatën.

Kjo shtëpi po rrezikohet nga shembja, pasi muret i janë ndarë në dy pjesë, si pasojë e ndërtimeve të objekteve të larta afër saj

Kjo ka rritur shqetësimin e banorëve të lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë, se mund të pësojnë ndonjë fatkeqësi.

Ndërtimet pa iu përmbajtur rregullave e kritereve, ka bërë që edhe rrugët e kësaj pjese të kryeqytetit, të jenë të rrezikshme për qarkullim.

Sipas banorëve, qarkullimi i madh i makinave me pesha të rënda, ka bërë që rruga “Jashar Salihu” të shndërrohet në këtë gjendje.

Banorët kanë akuzuar komunën se nuk është duke bërë inspektimin e duhur, derisa për kompaninë, kanë thënë se nuk është duke iu përmbajtur rregullave të ndërtimit.

Pronari i shtëpisë mbrapa kamerës, ka thënë se ka dërguar edhe ankesë në Komunën e Prishtinë, ku ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të dëmeve që ka pësuar nga këto ndërtime.

Derisa, nga komuna, atij i është thënë se ekipi i inspekcionit ka dal në terren për konstatimin e dëmeve.

Këtë e ka konfirmuar për Kanal 10, drejtori i Insepkcionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, i cili ka thënë se gjatë ditës do të dalin në terren.

Viteve të fundit janë rritur ndjeshëm ndërtimet e larta në kryeqytet, duke bërë që shumë qytetarë të mbesin të pakënaqur për mungesën e hapësirave të gjelbra, trotuareve e parkingjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.