Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

NATO-ja dërgon 1000 kontejnerë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

Gazeta10
15 February 2023 - 8:03

NATO ka thënë se do të dërgojë më shumë se 1000 kontejnerë transporti në Turqi, për të ndihmuar në sigurimin e strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti.

“Kjo strehë gjysmë e përhershme është në gjendje të strehojë të paktën 2,000 njerëz të zhvendosur nga tërmetet në Turqi”, thuhet në një postim në Twitter nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Kontejnerët, të cilët aktualisht ndodhen në Taranto të Italisë, do të dërgohen në Turqi javën e ardhshme, tha aleanca.

Ndërkohë që vazhdojnë gërmimet për të mbijetuar, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 40 mijë, në Turqi dhe Siri.

Vetëm dje, në Turqi u nxorën të gjallë nëntë persona, në ditën e tetë që nga tërmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.